Topalli, takime ne PE

12/01/2010 15:55

Kryetarja e kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli eshte shkeputur dy dite nga situata e Emergjences Civile ne zonen e Shkodres per te zhvilluar nje vizite zyrtare ne Bruksel, ku eshte takuar me kryetarin e Parlamentit Europian, Jerzy Buzek.

Ne nje konference te perbashket shtypi, i pyetur nga gazetaret, zoti Buzek shprehu solidaritetin e Parlamentit Europian me gjendjen e veshtire qe po perballon Shqiperia.

“Ne i vleresojme perpjekjet e qeverise shqiptare per te evakuuar njerezit nga territori i rrezikuar. Parlamenti Europian mbeshtet fort Komisionin Europian ne ndihmen qe po i jep Shqiperise. Eshte nje situate e vecante dhe ne duhet te tregojme solidaritetin tone ne kete rast”, u shpreh Buzek.

Por situata e permbytjeve ne Shqiperi nuk ishte e vetmja teme e disktuar. Kreu i Parlamentit Europian shprehu mbeshtetjen e Brukselit per liberalizimin e vizave me Shqiperine, qe sipas tij pritet te ndodhe ne keto 6 muaj.

Sipas zotit Buzek Parlamenti Europian eshte optimist per angazhimin e qeverise Shqiperise per te ndryshuar shume gjera ne Shqiperi.

Por qe kjo te funksionoje plotesisht Brukseli pret zgjidhjen e situates se krijuar ne parlament nga bojkoti i opozutes.

“Nese ju doni te ndryshoni gjerat ne vendin tuaj, ju duhet bashkepunim mes qeverise dhe opozites. Ne e dime qe ka gjithmone tensioneve mes qeverise dhe opozites, si ne cdo vend demokratik, por bashkepunimi eshte i nevosjhem, vecanerisht ne kete moment, kur qeveria dhe opozita duan t’i bashkohen familjes europiane. Prandaj, nga kjo pikepamje, nje bojkot i tille eshte i keq, shume i keq. Kjo nuk jep shume mundesi, por per ne eshte e pamundur ta zgjidhim kete. Ky eshte nje problem i brendshem i Shqiperise dhe ne po presim qe ky problem te zgjidhet. Do te ishte shume mire nese ne do te shikonim qe i gjithe parlamenti punon”, u shpreh Buzek.

Nje ftese per opoziten erdhi edhe nga kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, e cila shprehu bindjen se ne parlament mazhoranca dhe opozuta mund te arrijne kompromise te medha.

Top Channel