Permbytjet, operacionet ne terren

12/01/2010 19:45

Policia ka marre urdher nga komisioni nderministror i emergjencave civile per te mos lejuar asnje person te hyje serish brenda territorit te permbytur.

Per te realizuar urdherin jane shperndare sherbime policore ne afersi te rrugeve rurale te komunave te permbytura.

Nderkohe qe mesditen e se martes nje grup specialistesh italiane kane pare nga afer me konkretisht mundesine e nderhyrjes ne argjinatura dhe diga ne te gjithe zonen e permbytur.

Komisioni ka njoftuar se gjate se martes, ka vazhduar puna per riforcimin e argjinatures te zones se Recit nga ana e forcave ushtarake shqiptare.

Gjithashtu vazhdojne punimet ne argjinaturen Dajc – Samrisht i Vjeter, si dhe ne kanalin ujites te Trushit.

Ne terren jane angazhuar 837 forca ushtarake shqiptare dhe 267 mjete.

Per shperndarjen e ndihmave ushqimore u vune ne funksion helikopteret italiane qe kryen gjashte fluturime.

Ndihma ne ushqime uje dhe koncentrat per bagetine u shpernda ne shtate komuna te rrethuara nga uji.

Motobarkat e ushtrise per sherbim transporti jane ne vene dispozicion per fshtarat qe ndodhen me ne veshtiresi, Pentar, Suka-Dajc, Samrisht dhe Kthesa Dajc.

Informacionet e komisionit verejne se nuk ka toke te re te permbytur. Gjithsej mbeten ashtu edhe si nje dite me pare 10 mije e 400 hektare toke.

Top Channel