A ju duket e cmendur ideja per te nxjerre nga sirtaret rrobat e plazhit tani ne dimer? Ndersa jashte termometri atmosferik tregon shifra polare, disa cuna po behen gati per zhytje.

Veren tashme e kemi nxjerre te gjithe nga vemendja, por ka njerez te lidhur fort pas saj, e qe mungesen e kompensojne ne pishinat e mbyllura. Fiona eshte frekuentuese e rregullt e plazhit ne miniature ne keto dite te ftohta janari.

“Vij ketu sepse pishina me kujton veren te cilen e dua shume”, shprehet ajo. Femijet dhe adoleshentet, ata qe nuk kane te ngopur me uje dhe me rere jane fanatiket me te medhenj te pishinave dimerore. Kliti thote se ky eshte vendi i tij me i dashur. “Eshte dicka fantastike te lahesh ne pishina ne dimer”, pohon ai. Po ashtu edhe per Francin, nje djalosh kryeqytetas, i cili nuk i kursen vetes nje kenaqesi te tille verore te stisur ne mes te dimerit. Uji i ngrohte e temperatura e ajrit mbi 30 grade eshte ndjellja me intriguese e cila te fton ta harrosh stinen e ftohte per pak ore.

Ne miniplazhin e fshehur gjendet rastesisht kampionia e notit Rovena Marku. Pasionin e saj per notin ajo e mban gjalle ne keto ujera. “Duke qene se jam notare dhe trajnere, gjithe dita me kalon ne pishine. Tani frekuentohet goxha”, pohon sportistja. Baran dhe Berke, dy binjake qe sapo kane mbushur 5 vjec, jane notaret me te rinj te pishines se mbyllur.

Teuta, nena e tyre na thote se ketu eshte vend ideal per edukimin dhe argetimin e te vegjelve. Ne keto pishina nuk fryn ere, por as dielli nuk te djeg, ama ne pak metra katrore rrethuar prej xhamash dhe muresh, pishina arrin te te ofroje nje klime te pershtatshme per zhytje, duke bere te besosh ne pak caste se vera eshte akoma aty.
 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel