Te gjithe ikin nga fatkeqesia. Vetem nje njeri qendron. Ai eshte nje rojtar i motit. Nje vezhgues ne stacionin meteorologjik te Lezhes, fare prane zones se permbytjeve.

Leke Loshi, eshte vrojtuesi me i vjeter i motit ne Shqiperi.

Eshte ora 14:00 dhe Leka po shkon ne stacionin e tij modest te vrojtimit te motit.

Ne kete perimeter, ai mat tri here ne dite temperatuen e motit, sasine e shirave si edhe lageshtine e tokes.

“Bej tre here vrojtim ne dite. Ne oren 7:00, ne oren 14:00 dhe oren 21:00. Temperaturen e mas me ane te tre termometrave te cilet tregojne temperaturen maksimale dhe minimale”, eshte shprehur Leka.

Kjo pune per 85-vjecarin eshte si gjimnastike trupore. Ai ka 45 vite qe i ngjit keto shkalle.

“Kam 45 vite pune dhe i kam bere ne muajin maj. Punen e kam filluar ne 1964 dhe e vazhdoj deri sot. Me shume e kam pasion. Edhe nese nuk me paguajne, dua te jem ai qe ta shikoj motin”, thote Leka.

Ai eshte tejet i apasionuar pas vrojtimit klimatik. Ai nuk e ka braktisur kete pune as ne ditet me te veshtira te jetes se tij.

“Mua me ka vdekur djali dhe nuk e kam lene punen. Nuk terhiqem nga veshtiresite”, thekson Leka.

Pasioni i tij per motin habit cdokend. Zef Leka, eshte pronari i tokes ku eshte vendosur kafazi meteorologjik. Ai ka nje arsye te forte qe nuk instiston ne kthimin e pronesise.

“Cdo dite ne shi, bore, cfaredo qe te jete, Leke Loshi ne orarin e caktuar e ke prezent per te pare stacionin meteorologjik. Eshte 85 vjec, shoket e tij nuk mund te ngrihen ne kembe, ndersa ai vjen ketu cdo dite. Une e kam lejuar qe te hyje vetem per pasionin qe ka per zanatin e tij”, thote Zafi.

Leka eshte aq i dhene pas motit, sa edhe familjaret e kane te pamundur te ndalin daljet e tij te vona nga banesa. Age Loshi thote se eshte e kote te bisedosh per nje gje te tille me vjehrrin e saj.

“I kemi thene te ndaloje, por ai thote se do te vazhdoje derisa ta leje kemba, dora dhe mendja”, shprehet Age.

Dhe ne fakt keshtu eshte. Edhe kete mbremje, ashtu sikurse ne gjithe keto vite te gjata te kaluara ne vrojtimin e motit, Leka nuk ka sesi te mungoje ne stacionin e tij meteorologjik. Dikush, diku, pret lajme prej tij.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel