Marsi, meteoritet “fshehin” sekretin e jetes

11/01/2010 10:15

Tre meteorite me prejardhje marsiane te gjetur ne Antarktide mund te zbulojne te verteten nese ne Mars kane ekzistuar forma jete me pare.

Sipas nje studimi te kryer nga NASA, ne meteoritin “Allen Hills” te zbuluar ne vitin 1992 ne Antarktide, jane vene re shenja jete per shkak te pranise se gjallesave bioamorfe. Keto jane disa mikroorganizma qe mendohet te kene jetuar miliona vite me pare ne planetin e kuq.

Vemendje te madhe ka terhequr edhe meteoriti “Nakhla”, i cili po ruhet qe prej 100 vjetesh ne Muzeun e Londres. Pergjegjesi i zyres shkencore ne NASA, Michael Meyer qe eshte marre per nje kohe te gjate me kete studim, ka arritur te binde edhe shkencetare te tjere per mundesine se ne Mars mund te kete pasur jete rreth 3.6 miliarde vjet me pare.

Kjo do te thote se Marsi eshte populluar rreth 1 miliarde vjet pas krijimit te tij, pasi mendohet se ne ate periudhe planeti ka qene me mikeprites dhe disa here me i ngrohte.

Top Channel