Femijet rriten te shendetshem me Moxartin

11/01/2010 12:25

Femija rritet me i shendetshem nese mamaja nuk i kendon nje ninulle por i vendos nje simfoni nga Moxarti.

Nje shkolle mjekesore e Tel Avivit ka zhvilluar nje studim, duke dale ne perfundimin se te lindurit para kohe fitojne peshe duke degjuar kompozitorin austriak, por fakti me i cuditshem eshte se nuk ndodh e njejta gje nese degjojne Bahun apo Beethovenin.

Ne revisten e specializuar “Pediatrics” kerkuesit shpjegojne se muzika e Moxartit ndikon ne menyre te drejteperdrejte tek foshnjat duke ngadalesuar metabolizmin. Gjate studimit, kerkuesit u kane vendosur femijeve rreth 30 minuta muzike te kompozuar nga Moxart, duke matur harxhimin e kalorive.

Ata i kane krahasuar me femije qe kane degjuar muzike te cfaredoshme, duke dale ne perfundimin e cuditshem se foshnjat “fanse” te kompozitorit austriak ishin ne gjendje me te mire fizike. Per t’i dhene nje shpjegim shkencor ketij fenomeni nevojiten studime te metejshme.

Top Channel