Jemi ne shtepine e familjes Hoxha, ne qytetin bregdetar te Durresit. Prej disa ditesh banoret e rinj te kesaj familjeje prej pese anetaresh jane dy binjake, nje djale dhe nje vajze.

Vellai dhe motra te pagezuar perkatesisht me emrat Elvi dhe Elina nuk jane binjake te zakonshem. Ata kane vetem disa ore diference moshe nga njeri-tjetri, por kane lindur ne vite te ndryshme.

Po ju rrefejme per te qarat e dy vogelusheve qe njeri lindi vetem 2 minuta para se shqiptaret t’i jepnin lamtumiren 2009-es dhe tjetra 2 minuta pasi Viti i Ri kishte hyre mes zhumes se fishekzjarreve dhe trokitjeve te gotave.

“E kisha gjithmone enderr te kisha binjake dhe kur me thane se femijet ishin dy u gezova jashte mase”, eshte shprehur Suela.

Ajo tregon se ardhja ne jete e vogelusheve ne naten e nderrimit te viteve nuk ishte dhe aq e paparashikuar.

“Dihej periudha kur do te lindnin femijet, por nuk e kishim menduar se do te ishte data 31. Kjo erdhi krejt natyrshem”, rrefen Suela.

E vetmja gje qe 32 vjecares, nene e tre femijeve, nuk i kishte shkuar ndermend ishte lindja e dy vogelusheve ne vite te ndryshme, nje rast ky shume i rralle.

“Nje dite ndersa benim ekon, doktori per shaka me tha kur e do ta kene ditelindjen femijet. Une i thash se dua diten me te mire per ta dhe me te qeshur thash se edhe sikur te jete data 31 une jam gati”, pohon Suela.

Te pathenat per familjen Hoxha nuk perfundojne ketu. Shadie Iliazi, gjyshja e binjakeve dhe 3 vjecares Ejona na rrefen nje tjeter sekret.

“E kishim surprise edhe per punen e dy femijeve. Vajza nuk na kishte treguar se kishte dy femije. I harruam fare festat e Vitit te Ri vetem nga gezimi qe kishim per femijet”, shprehet Shadija.

Para se te largohemi dhe femijet t’i leme ne shoqerine e filmave me kartona, gjyshja e 7 mbesave dhe niperve kerkon me ngulm te jap nje mesazh per nenat e reja.

“Mire eshte te besh femije, se me nje femije nuk ke siguri. Sa me shume, me kenaqesi”, thote ajo.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel