Bllokohet rruga drejt Tropojes

11/01/2010 12:25

Qarkullimi ne rrugen qe lidh Tropojen me pjesen tjeter te vendit nepermjet ures se Fierzes eshte bllokuar.(UPDATE)

Pas shembjes se pjesshme te ures dhe shkaterrimit te argjinatures se saj nga vershimi i ujrave te hidrocentralit te Fierzes nje tjeter rreshqitje masive e dherave ka shkaterruar edhe rrugen nacionale.

Sipas korrespondentit te Kukesit, Bekim Lekica qe ndodhet ne vendngjarje, lageshtira e madhe ka bere qe nje sasi e madhe dheu te rreshqase duke zene rrugen nacionale ne nje gjatesi te konsiderueshme duke e bere ate teresisht te pakalueshme.

Nderkohe tre dite me pare vershimi i ujrave te Fierzes ka demtuar mjaft rene edhe uren mbi lumen Drin. Nje grope e konsiderueshme eshte krijuar ne shtratin e saj.

Gropa sot ishte mbushur me inerte per te parandaluar ndonje tragjedi.

Nderkohe qe dallget dhe ujrat kane shkateruar edhe nje nga argjinaturat prane ures. Me gjithe nderhyrjen ne bazamentin e saj rruge serish ka ngelur e pakalueshme per automjetet. Policia rekomandon qe automjetet te kalojne nga Kukesi per te shkuar ne Tropoje.

Top Channel