Berisha: Situata u menaxhua mire

11/01/2010 16:15

Kryeministri Sali Berisha mori nen mbrojtje Ministrine e Energjitikes dhe Korporaten Energjitike Shqiptare, te akuzuar nga drejtime te ndryshme per keqmenaxhim te situates. (UPDATE)

Kjo mbrojtje publike e shefit te qeverise, duket se synon te motivoje trupat ne terren dhe te shuaje zerat qe kerkojne doreheqjen e ministrit Dritan Prifti.

“Pune eficente ka bere KESH, Ministria e Energjitikes, duke perballuar situaten ne menyre te jashtezakonshme. Drejtuesit punuan me gjakftohtesine me te madhe”, u shpreh Berisha.
 
Kryeministri tha se qeveria eshte pergatitur per nje dimer te gjate. Duke iu referuar observatoreve te ndryshem, shefi i qeverise tha se perkeqesimi i motit ne keto permasa eshte nje fenomen i rralle. Por per t’u shenuar, sipas tij, mbeten edhe operacionet e shpetimit.

Por per momentin perparesi mbetet evakuimi i banoreve dhe shperndarja e ndihmave.

Kryeministri kerkoi qe kryqi i kuq te marre nje rol kryesor per shperndarjen e ketyre ndihmave, duke bashkerenduar shperndarjen me CARITAS apo organizatat e tjera jo qeveritare, ne menyre qe ndihma te shkoje sa me shpejte te te shperngulurit.

Top Channel