Berisha: Shmangem katastrofen njerezore

11/01/2010 12:35

Pas permiresimit disi te situates se permbytjeve ne zonen e Shkodres, kryeministri Sali Berisha deklaron se u arrit te shmangej katastrofa njerezore.

“Ia dolem ta shmangim nje katastrofe njerezore, kur ishim ne prag te saj.Vertet kemi 10 mije hektare te permbytur po nuk kemi asnje jete njeriu te humbur dhe kjo eshte merite e jashtezakonshme e nje operacioni shpetimi, me te fuqishmin, me te suksesshmin qe vendi ka njohur”, u shpreh Berisha.

Duke folur prej zonave te prekura nga permbytjet e diteve te fundit, shefi i qeverise premtoi se pas normalizimit do te nise rehabilitimi i zones.

“Qendrojne nen uje territoret me pjellore te trojeve shqiptare. Kjo ka qene dhe eshte nje nga zonat me te fuqishme te prodhimit bujqesor ne vend”, theksoi Berisha, duke vleresuar solidaritetin e te gjitheve ne kete moment.

Shefi i qeverise u shpreh se digat jane te sigurta dhe nuk perbejne rrezik si dhe shtoi se KESH ka zbatuar rregulloren per derdhjet.

Top Channel