Topalli: Buna u rrit me 6 centimetra

10/01/2010 11:50

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka deklaruar nga Shkodra se niveli i lumit te Bunes eshte rritur gjate oreve te fundit.

Sipas kryeparlamentares, Buna e ka rritur nivelin me 6 cm gjate oreve te fundit, cka do te thote se pritet qe niveli i ujit ne lagjet e permbytura te rritet gjate oreve ne vazhdim. Topalli deklaroi gjithashtu se ne dispozicion te banoreve te Shkodres jane vene disa helikoptere dhe 38 varka evakuimi.

Nderkohe, Ministria e Energjitikes ka publikuar shifrat e nivelit te ujit ne kaskadat e Drinit. Keshtu, Fierza ndodhet aktualisht ne 291.6 mertra, Komani 170.26 dhe Vau i Dejes 76.26 metra. 

Top Channel