Buna, 14 cm larg nivelit kritik

10/01/2010 12:00

Ne ultesiren e NenShkodres dhe lagjet periferike te qytetit, prane liqenit, vazhdon situata dramatike.

Sipas te dhenave me te fundit nga shtabi i emergjences, numri i shtepive te permbytura ka arritur ne 2473 nderkohe qe siperfaqja e permbytur eshte rreth 10 mije hektare. Permbytjet me te medha jane ne komunen e Dajcit, Velipojes dhe Bushatit.

Niveli i lumit te Bunes eshte 9 metra e 11 centimetra, vetem 14 centimetra larg nga niveli kritik, pas cilit edhe Buna nis permbytjet ne hyrje te qytetit te Shkodres. Ministria e Brendshme njofton se ka kryer evakuimin e 4748 banoreve nderkohe qe procesi i shpernguljes po vijon ende. Rruga qe lidh qytetin me pjesen tjeter te vendit eshte e kalueshme.

Nga kompani te ndryshme private dhe rezervat e shtetit jane derguar ndihma te cilat jane magazinuar ne depot e ushtrise ne Gjader te Lezhes si dhe ne ish Uzinen e Telave ne Shkoder. Edhe aeroporti ushtarak i Gjadrit eshte vendosur ne gadishmeri per shperndarjen e ndihmave nga ajri qe pritet te vijne sic kunder kane mberritur deri tani ka mberritur ndihma nga disa vende europiane. Nje grup i specializuar spitalor ka kryer ekzaminimin e zones duke mos konstatuar perkeqesim te shendetit te banoreve te evakuar por dhe atyre te mbetur ne shtepi.

Ne vend kane mberritur dje edhe dy ekipet greke te mbrojtjes nga zjarri dhe shpetimit me 35 efektive, dhe aktualisht jane stacionuar ne Vaun e Dejes. Ekipet greke kane ne dispozicion per te kryer operacionet e tyre, 4 makina, 2 varka me motor dhe 7 pompa te fuqishme. Ato do te fillojne qe sot veprimet operacionale sipas udhezimeve te Komitetit Nderministror. Ndersa ne mengjes erdhi ne Shqiperi nga pika e kalimit kufitar e Hanit te Hotit, ekipi slloven i ndihmes per emergjencen ne zonat e prekura nga permbytja.

Top Channel