Shkoder, perkeqesohet gjendja edhe brenda qytetit

09/01/2010 14:40

Situata e permbytjeve po perkeqesohet edhe brenda Shkodres.

Lagjet e pozicionuara prane Liqenit te ketij qyteti, po mbushen me uje gjithmone e me shume nga ora ne ore.

Ne zonen e Livadeve eshte mbuluar 250 ha toke, me nje nivel qe arrin deri ne 120 cm. Ketu gjenden mbi 100 shtepi te permbytura.

Banoret jane larguar per t’u strehuar tek te afermit e tyre, ne vende me te sigurta, nderkohe qe kryefamiljaret nuk jane larguar nga banesat, me qellimin per t’i ruajtur ato nga vjedhjet.

Ndonese gjate kesaj dite reshje nuk ka patur, niveli i liqenit eshte ne rritje.

Kjo ndodh per shkak te pengeses se shkarkimit i te ujit nga Liqeni permes lumit Bune, i cili pengohet nga rrjedhja e fuqishme e Drinit.

Top Channel