Numra telefoni dhe llogari bankare per te permbyturit

08/01/2010 19:55

Per t’u ardhur ne ndihme banoreve te zonave te permbytura, Bashkia e Shkodres ka vene ne dispozicion te qytetareve keta numra telefonike; 02 24 23 83/02 24 23 93/02 24 37 83.

Ndersa qarku i Shkodres ka vene ne dispozicion keta dy numra te tjere, 02 24 84 09/02 24 23 73. Sipas Ministrise se Brendshme, sherbimi prane ketyre numrave eshte 24 oresh. Operatoret marrin informata nga qytetaret ne lidhje me problemet qe mund te kene per shkak te situates se permbytjeve.

Kurse numri i telefonit te qendres se bashkuar operacionale eshte 02 24 23 83. Si mund te jepen dhuratat ne vlera monetare? Per kete qeveria nuk ka hapur nje llogari te posacme. Por mjafton paraqitja ne nje banke dhe berja e ditur se shuma qe po derdhet eshte per viktimat e permbytjes. Ky argument do te pasqyrohet ne mandat-arketimin qe personeli i bankes do te leshoje per kete veprim. Ne mbledhjen e fundit te qeverise u be e ditur se Kryeministri Berisha ka ofruar nderkaq nje page te tijen mujore.

Kurse Partia Socialiste ka hapur dy llogari te posacme. Po ashtu, kryetari i Partise Socialiste ka njoftuar ngritjen e nje shtabi emergjence te opozites, i cili do te bashkerendohet me nje zyre lokale ne Shkoder dhe me te gjitha berthamat qe sipas tij opozita do te krijoje me shpejtesi ne Shqiperi. Ne shperndarjen e ndihmave me ushqime dhe sidomos ato monetare, Rama ka premtuar transparence te plote. Burime nga opozita konfirmojne se shtabi i opozites do te funksionoje paralelisht me shtabin e qeverise dhe se marredheniet mes tyre do te jene vetem marredhenie nderlidhjeje dhe shkembim informacioni.

Qytetaret qe do te solidarizohen me viktimat e permbytjeve jane te lire t’ua besojne dhuratat e tyre monetare ose qeverise ose opozites. Deri diku kjo ndodh edhe ne perendim; qytetaret kane mundesi te zgjedhin shoqatat te cilave do t’u besojne donacionet e tyre. Por administrimi i ndihmes ne raste katastrofash eshte nje kokecarje me vete. Ndaj ne perendim, shperndarja e ndihmave ne raste katastrofash, preferohet te behet e centralizuar, nepermjet emergjencave civile, per te evituar dublimet dhe nje shperndarje te pabarabarte.

Top Channel