Uje ne rruge, probleme ne aksin Shkoder-Tirane

07/01/2010 10:30

Probleme ne aksin rrugor Shkoder-Tirane per shkak te rritjes se nivelit te ujit, si pasoje e shkarkimeve te hidrocentraleve.

Disa mjetet te vogla kane mbetur te bllokuara, nderkohe qe uji vijon dhe rritet ne menyre te frikshme.

Nga ana tjeter vijon me intensitet evakuimi i njerezve me ane te makinave te ushtrise, apo lundrave te vogla.

Tashme nga zonat e rrezikuara jane evakuuar 70 perqind e banoreve dhe puna per largimin e te tjereve vazhdon ende. Gjendja po monitorohet edhe nga ajri nepermjet helikoptereve te policise dhe ushtrise.

Top Channel