
Leonarad Bombaj “njeriu filozofik i ekranit, pas viteve `90”, tashme identifikohet me jeten e femijeve.
Njeriu i mesazheve te forta sociale dhe fenomeneve politike, i rikthyer ne ekran pas nje jete jashte kufijve te Shqiperise, po personifikohet me imazhin e “femijeve te rritur”, pavaresisht se fillimet e tij ne kete fushe kane qene si aktor dhe regjisor. Jeta e tij profesionale tashme eshte e perfshire nga emocionet dhe kenaqesia qe i jep puna me grupin e adoleshenteve qe drejtojne emisionin me te ri ne DigitAlb “Junior Club”.
Duke pare perfshirjen e tij totale ne kete projekt, mendohet se jeta e tij rrotullohet brenda kesaj kornize. Por ne te vertet, Leonard Bombaj ka nje jete tjeter, jashte asaj artistike. Me bashkeshorten e tij Alda, pervec punes, Leonardi ndan dhe jeten e qete familjare. Per Alden, “te jetosh me nje artist”, eshte bukur.
“Mundohem ta vleresoj per faktin se eshte personi im i krahut. Jemi mesuar qe ne jete te vleresojme gjerat e vogla qe bejne jeten”, shprehat ajo. Pervec kesaj, Alda zbulon se sa i perkushtuar eshte Leonardi brenda mureve te shtepise. Pervec humorit, per bashkeshorten simpatike ka edhe dicka qe nuk shkon. “Nuk ben pune shtepie fare por ka edhe nje te mire qe kur i kerkohet eshte gati ta beje ne sekonde. Edhe ujin kur e ve ne zjarr do ta djege”, shton Alda.
Por le ta shikojme Leonardin me syte e bashkepunetoreve. Njera prej tyre, Elona Hyseni ka rezerzuar nje cilesi tjeter te tij. “Nardi eshte specie ne zhdukje dhe duhet studiuar ne Harward. Mendoj se duhet vizituar me bilete per gjithe energjine dhe te metat qe ka”, thote me humor ajo. Por tjeter vizion sjell miku i tij i ngushte, Julian Napoloni. “Eshte shume i duruar, ka talentin dhe finesen qe me menyren e tij ta arrije qellimin, por pa demtuar dhe fyer askend”, pohon Juliani. Leonard Bombaj nuk vuan nga idete, realizimi i njeres, i jep zemer per projektimin e tjetres. Dhe keshtu jeta e tij ne ekranin e vogel duket se do te kete jetegjatesi.
Top Channel