KLD i heq imunitetin gjyqtarit

07/01/2010 16:30

Keshilli i Larte i Drejtesise e ka nisur 2010 me nje mbledhje urgjente me dyer te mbyllura, te paparashikuar per rendin e dites pas kerkeses se Prokurores se Pergjithshme Ina Rama per te shqyrtuar imunitetin e gjyqtarit te Vlores, Thoma Nika.

Anetaret e KLD-se te drejtuar ne kete mbledhje nga nenkryetari Kreshnik Spahiu kane ka vendosur pas disa oresh diskutimi qe te lejoje procedimin penal te gjyqtarit Nika duke i hequr atij imunitetin e duke e vene ate ne dispozicion te organit te akuzes.

Prokurorja e Pergjithshme e dyshon gjyqtarin Thoma Nika se eshte implikuar ne korrupsion. Burime nga organi qendror i akuzes pohuan per Top Channel se ka filmime qe tregojne gjyqtarin duke drekuar me palet e interesuara te nje procesi civil dhe me pas ka marre prej tyre 30 mije euro.

Ky eshte imuniteti i kater qe Keshilli i Larte i Drejtesise u ka zhveshur kater gjyqtareve per t’i vene ata ne dispozicion te hetimeve.

Gjyqtari i Vlores Thoma Nika shkarkohet per here te dyte nga KLD, ndersa dy vjet me pare ai u rikthye ne detyre nga Gjykata e Larte e cila e cmoi vendimin e pare te KLD-se te pavend.

Top Channel