Jeta e veshtire mes ujit

06/01/2010 20:05

Mengjesin e se merkures, ujerat e lumit Buna kane permbytur edhe rrugen nacionale qe lidh Shkodren me Velipojen.

Mjetet e vogla e kane patur te pamundur per te kaluar ne kete rruge pervec mjeteve te renda te ushtrise.

Por situata me e rende eshte ne zonen e Obotit dhe Dajcit, ku mbi 3 mije banore e kane urgjent evakuimin.

Niveli i ujerave rritet cdo ore dhe ne zonen e Dajcit duhen vetem pak centimetra qe uji te kaloje argjinaturen, gje qe do te thote permbytje e rrezikshme e zones se banuar te pakten nga 1 mije familje.

Banoret e Obotit, te izoluar ne banesat e tyre, nuk kane me asnje mundesi levizjeje pervec lundrave qe mundohen te cajne rrjedhen e lumit Buna.

Niveli eshte rritur frikshem ne te gjithe zonen, ndersa banoret refuzojne te largohen nga banesat e tyre.

Qindra banore te zones se Obotit jetojne vetem fale ndihmes se reparteve te ushtrise qe ndodhen prej ditesh ne zone.

Jane ushtaraket ata qe kujdesen per furnizimin e tyre me ushqime. Ne kete zone prej ditesh nuk ka me as energji, uje te pijshem dhe njerezit mund te levizin vetem diten sepse naten komunikimi eshte pothuajse i pamundur.

Top Channel