Inxhinieri i digave: Shpetimi, hapja e HEC-eve

06/01/2010 15:45

Projektuesi i portave te hidrocentraleve inxhinier Dhimiter Cico, ne nje interviste dhene per Top Channel ka paralajmeruar shperthim te digave, nese portat nuk do te funksionojne.

Per inxhinierin, portat kane me shume se 20 vjet nen uje, nen nje thellesi 60 dhe 90 metra dhe jo vetem qe nuk jane provuar asnjehere nese punojne por as nuk jane riparuar.

Kesaj frike i shtohet edhe fakti qe disa nga portat jane prodhim shqiptar i Metalurgjikut, te tjerat franceze dhe kineze. Cico argumenton se ne Fierze u hap vetem nje porte dhe ajo vetem kater metra dhe u bllokua, dy dite me pare.

“Keto porta nuk jane perdorur dhe nese do te shperthehen aty ka per te ndodhur nje katastrofe”, u shpreh Cico, inxhinieri projektues i portave te hidrocentraleve.

Cico ka deklaruar se situata ne kete pike ku e ka cuar Ministria e Energjitikes dhe KESH-i, nuk ka asnje zgjidhje tjeter pervec hapjes se portave, per shkak se aktualisht po shkelet ligji duke mbajtur nivelin ne Fierze ne 293 metra, tre metra mbi nivelin e lejuar nga rregullorja e digave.

Inxhinieri Cico pergjegjesine ja ngarkon KESH-it, i cili duhet te mbante nen kontroll sipas rregullores qe nga stina e veres.

Inxhinieri thote se e ka parashikuar nje situate te veshtire ne media pak kohe me pare dhe ka ofruar ndihmen e tij si eksperti i fushes ne Ministrine e Energjitikes dhe KESH, por I eshte mohuar.

Top Channel