Gjakova, 10 mije euro ndihme rajonit te Shkodres

06/01/2010 21:55

Gjakova do te ndihmoje me 10 mije euro rajonin e Shkodres per te perballur permbytjet e medha.

Kryetari i komunes se Gjakoves, Pal Lekaj gjate nje konference per shtyp tha se situata alarmante e shpallur edhe nga kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i detyron te gjithe shqiptaret qe te ofrojne ndihme per situaten e rende ne veriun e Shqiperise.

Kryetari i Gjakoves, Lekaj gjithashtu njoftoi se komuna e tij do te jete e gatshme te ndihmoje Shqiperine edhe ne forma te tjera.

Lekaj tha se ndihma qe po ofron kjo komune, ndonese eshte simbolike do te duhej te ishte shembull per institucionet tjera te Kosoves.

Top Channel