Rikthimi i “Liburneve”

05/01/2010 19:25

Marangoze ne Shqiperi ka shume e disa prej tyre jane mjeshtra te vertete, por ate qe mund te beje nje burre i imet me drurin shume pak te tjere munden.

Quhet Ali Ugur Bora dhe 31 vjecari turk eshte ne mos absolutisht i vetmi, nder te paktet qe mund te prodhojne jahte luksoze. Zoteria nuk eshte as i punesuar e as i debuar nga vendi i tij, por per disa koincidenca shume interesante e gjen veten duke prodhuar jahte ne vendin e moratoriumit te skafeve.

“Para nje viti isha ne zyren time ne Marmaris kur me erdhi nje ftese ne msn gabimisht nga nje vajze. Goca e tezes se saj e kishte mbiemrin Bora, si mbiemri im. Fola me te per 8 muaj rresht dhe erdha ne Shqiperi per ta takuar, pasi ketu eshte edhe atdheu im. Pas nje jave do bejme fejesen”, shprehet Aliu. Por ka disa arsye me shume pse ai eshte dashuruar me kete vend qe eshte pak me i varfer se vendi i tij. 31 vjecari turk rrefen se familja e tij eshte larguar para 200 vjetesh nga Shkodra. Jahti qe eshte duke punuar nderkohe terheq vemendjen e gjithe kalimtareve prane Vores, nje veper teresisht ne dru e punuar me duar.

“Une nuk bej projekte ne kompjuter. Fale eksperiences 18 vjecare e ndertoj pa u bazuar ne asnje skice”, pohon Aliu. E leme Ali Boren me jahtin e tij, nderkohe qe e gjen veten te rehatuar ne nje vend ku te rralle jane ata qe flasin gjuhen turke edhe pse e tija eshte shqipja.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel