Kamera e Pasdite ne Top Channel ka udhetuar ne nje shkolle tejet te vecante ne llojin e saj.

Ne nje ambient qe dikur i perkiste ish Uzines se Radio-Televizoreve ne Durres eshte shkolla e bukepjekesve te ardhshem europiane te Shqiperise. Disa djem dhe vajza jane kursantet e pare te shkolles se bukepjekesve. Ata do te perpiqen qe me mesimet qe do te marrin ne kete qender te nderrojne konceptin e shqiptareve mbi produktin e tyre me te dashur, buken.

Denis Simaku specialist ne shkollen me te re profesionale ne Shqiperi jep me shume shpjegime sesi funksionon ky laborator i studimit te bukes. Formimi i kursanteve zgjat nga 3 muaj deri ne 2 vjet. Gjate kesaj kohe mesohet”, shprehet ai. Formimi ne kete shkolle eshte afatgjate. Aty mesohet cdo lloj buke qe listohet ne menyte europiane. Daniela Ballabani eshte nje nga nxeneset e para qe ka marre inisiativen per te ndjekur kete kurs te vecante ne tipin e tij.

“Une e mora kete inisiative duke qene se kisha nje biznes timin, furre buke dhe doja te shtoja gamen e produkteve. Deri tani kemi pasur frike se mendonim qe te shkonim jashte per te mesuar, por hapja e ketij kursi na ka ardhur shume me ndihme”, shprehet Daniela. Qendra e formimit te bukepjekesve nuk kufizohet ne nje qellim te vetem. Nepermjet ketij ambienti ajo jep shembullin sesi duhet te jete ne te vertete nje furre buke moderne.

“Buka nuk eshte vetem hidh miell e shto uje. Ajo kerkon edhe higjenen e vet dhe kjo qender eshte nje shembull se si duhet organizuar nje furre buke”, shton Denisi. Aktualisht shkolla e bukepjekesve ka vetem pak dite qe eshte hapur, por kerkesat per te mesuar mbi artin e prodhimit te bukes, jane ne rritje. Ato vijne nga e gjithe Shqiperia. Ketu kursantet nuk bejne vetem praktike por marrin leksione edhe ne teori.

“Perspektiva eshte e mire. Ne Shqiperi eshte e nevojshme qe te nderrohet koncepti mbi buken jo vetem si nje produkt masiv por edhe qe shijohet. Aktualisht kemi kerkesa nga e gjithe Shqiperia per te mesuar ne kete shkolle, dhe ketu jane te interesuar edhe vete pronaret te cilet sjellin punonjesit e tyre ose vijne edhe vete”, perfundon ai.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel