Largimi i emigranteve rizgjon debatet

05/01/2010 20:00

Sipas Drejtorise se Pergjithshme te Policise, 145 mije persona jane larguar nga Shqiperia ne pese ditet e para te vitit, nga te cilet 132 mije shtetas shqiptare, dhe 13 mije te huaj.

Ne njoftimin per shtyp te policise thuhet se, cdo gje kryhet normalisht dhe per largimin e emigranteve dhe se jane hapur sportele shtese. Por Partia Socialiste ka reaguar duke deklaruar se qeveriua eshte e paafte per perballimin e fluksit te emigranteve.

“Eshte i disati vit qe emigrantet i kalojne pushimet jo me te afermit e tyre, por ne rradhe te gjata e kilometrike. Rradhe ne kufij, por ajo cka eshte me e papranueshme tashme, jane dhe rradhet e gjata ne zyrat e aplikimit per pasaportat biometrike. Partia Socialiste denoncon jo vetem paaftesine e kesaj qeverie, por edhe mungesen e vullnetit te saj per t’i paraprire situatave te cilat nuk jane fenomene natyrore, por normalisht te pritshme e te njohura“, shprehet deputetja Mimi Kodheli.

Por Ministria e Brendshme ka hedhur poshte akuzat e PS-se. “Ministria e Brendshme shpreh keqardhjen qe Partia Socialiste vazhdon politiken e saj demotivuese ndaj procesit te pajisjes se qytetareve shqiptare me pasaporta biometrike. Me kete rast deshirojme te bejme nje pyetje: Kur ka ndermend Partia Socialiste t’u beje thirrje qytetareve shqiptare qe te pajisen me pasaporta biometrike?”, reagon ministria. Nderkohe qe Ministria e Brendshme ka njoftuar te gjithe emigrantet qe kane aplikuar pas 26 dhjetorit te 2009-es, se nuk do te ndalohen deri ne 10 janar ne asnje pike kalimi kufitar.

Top Channel