Hapen portat e Fierzes

05/01/2010 12:20

Prej tre ditesh, portat e emergjences ne hidrocentralin e Fierzes jane te hapura me qellim uljen e shpejte te nivelit te ujit ne ujembledhesin e ketij hidrocentrali.

Sasia e ujit te shkarkuar ne lumin Drin eshte e jashtezakonshme dhe pervec ujit qe shkarkohet nga turbinat e hidrocentralit, te cilat punojne me sasi te plote, portat e emergjences po hedhin ne lume mbi 800 meter kub uje ne sekonde.

Kjo sasi ben qe prurjet ne liqenin e Komanit te jene shume te medha duke e bere te paevitushme hapjen e portave ne kete hidrocentral dhe me pas edhe ne hidrocentralin e Vaut te Dejes, ujerat e te cilit jane pergjegjes per permbytjet ne zonen e nen Shkodres dhe ne anen e malit.

Top Channel