Britani, 60 persona “festojne” 3 dite rresht

04/01/2010 13:45

Momentet e nderrimit te viteve zakonisht festohen brenda nje nate, por nuk ka ndodhur keshtu me disa angleze, te cilet jane detyruar te festojne per 3 nete rresht.

Rreth 60 persona kane ngelur te bllokuar nga debora ne nje lokal per 3 dite rresht. Taverna ne te cilen ndodheshin ishte rrethuar nga bardhesia dhe ata e kishin te pamundur te ktheheshin ne shtepi. Gazetat britanike i kane kushtuar nje vend te vecante ngjarjes se rralle, duke e pagezuar me titullin, “Festa e fundvitit me e gjate ne vend”.

Ngjarja ndodhi ne “Tan Hill Inn” te Yorkshire, 518 metra mbi nivelin e detit. Nje borepastruese ka mundur te hyje ne zone vetem diten e diele, duke “liruar” njerezit. “Mendoj se ka vende me te keqija ku mund te bllokohesh per shkak te debores”, shprehet Tracy Daly.

Ajo, bashkeshorti dhe dy kamarieret u munduan te mbanin lart humorin e te ftuarve duke konsumuar pije dhe pjata te vecanta. Gjithashtu ata ofruan dhomat e hotelit per 8 euro nata.    

Top Channel