Shkoder, permiresohet situata

03/01/2010 12:25

Ndalimi i reshjeve te shiut ne disa zona dhe renia e debores ne shume zona te tjera ka permiresuar ndjeshem situaten ne rrethinat e Shkodres.

Prurjet e Drinit kane zbritur nga 1000-1500 mkub/s qe ishte diten e djeshme ne 800 mkub/s diten e sotme duke mbajtur nivelin e liqenit te pandryshuar.

Nderkohe burime nga KESH-i njoftojne se te gjitha agregatet jane ne gjendje pune dhe se energjia e prodhuar po eksportohet.

Burime te Shtabit te Emergjences shtojne se pervec 4 komunave, Dajc, Berdice, Ane e Malit dhe Gurit te Zi rrezikshmeri paraqitet edhe ne lagjen periferike te qytetit te Shkodres, Bacallek.

Vetem 10 familje kane pranuar te zhvendosen prej banesave te tyre, 5 nga komuna berdice dhe 5 nga lagja Bacallek, ndersa shume te tjere kane preferuar evakuuimin e gjese se gjalle duke qendruar vete.

Shtabi i Emergjences njofton gjithashtu se prurjet e Drinit, pervec 4 komunave dhe lagjes Bacallek nuk rrezikojne asnje zone tjeter pertej Shkodres.

Top Channel