Liqeni i Fierzes ne limit

31/12/2009 12:05

Ujembledhesi i hidrocentralit te Fierzes eshte i tejmbushur per shkak te reshjeve te diteve te fundit por edhe nga shkrirja e debores rene ne javet e para te muajit dhjetor.

Hidrocentrali po punon me te gjithe kapacitetin e tij dhe kjo duket edhe nga niveli i ujerave ne lumin Drin, te cilat prane diges se hidrocentralit kane arritur nivelin e ures qe ndodhet aty prane.

Rritja e prodhimit ka bere qe KESH te eksportoje deri ne 6 milione kilovat/ore energji elektrike ne dite. Kjo eshte nje nga menyrat per te menaxhuar sasine e madhe te ujit te mbledhur ne liqen.

Portat e emergjences se liqenit nuk jane hapur asnjehere me gjithe sasine e madhe te ujit, qe duket se ndodhet fare prane pikes maksimale te diges.

Drejtuesit e KESH kishin planifikuar qe te hapnin portat ne rast se prurjet e lumit Drin, furnizuesi kryesor i ketij liqeni, do te ishin te larta por permiresimi i kushteve te motit ne zonen ujembledhese te Drinit te Zi dhe Drinit te Bardhe beri qe te bjere niveli i prurjeve deri ne disa qindra metra kub ne sekonde.

KESH ka hapur vetem portat e liqenit te Vaut te Dejes, i cili ishte shume prane limtit por me nderprerjen e reshjeve edhe keto porta u mbyllen.

Top Channel