Festa e fundvitit kerkon padyshim pjaten symbol te saj, e cila per muaj te tere ushqehet ketyre fushave.

Ndodhemi ne zonen e komunes Baldushk, pak kilometra larg Tiranes. Fshati quhet Mumajez. Nuk ka nje familje te vetme ketu, qe nuk rrit pula e gjela deti. Nje industri e vertete ushqimore qe zhvillohet prane kryeqytetit, per te plotesuar nevojat e metropolit per mishin e shijshem te ketij shpendi.

Ky nuk eshte viti i pare qe ndodh kjo. Fermeri Avdyl Allmuca tregon se behet fjale tashme per nje tradite.

“Kemi qe ne vitin 30 qe merrem me gjela deti dhe me kete merremi cdo vit”, thote Avdyli.

Madje per momentin, gjithe aktiviteti i dites per te rritur e te vegjel nis e mbyllet me perkujdesjen e tufes. Ajo eshte shpresa per nje fitim te kenaqshem, te cilin familja pret gjithe vitin per ta korrur.

“Duan 8 muaj per t’u rritur e une vetem me kete biznes mbaj familjen”, shprehet Avdyli.

Teksa levizim zonen per te mberritur ne nje tjeter fshat, ndeshim dhjetra tufa shpendesh qe kullosin ditet e tyre te fundit. Mberrijme ne fshatin Mustafa Koc. Edhe ketu angazhimi me i madh i banoreve jane gjelat e detit.

Jemi ne familjen e Gazmir Stafes. Cdo vit ajo mbarshton rreth 60 krere te tille shpendesh. Sa thuhet, ky eshte nje biznes i hershem i familjes.

“Ne rrisim gjela deti cdo vit. Prinderit e mi dhe gjyshja ime gjithmone kane rritur gjela deti edhe pse ishte cooperative dhe pas viteve ’90 kjo tradite vazhdon cdo vit”, thote Gazmiri.

Megjithate per keta njerez duket se nuk eshte fort e lehte te sjellin deri ne fundvit nje tufe te mbare e me pak harxhime.

“Nuk eshte se fitojme shume se ka kosto te larte per rritjen e tij, por ne e kemi ne gjak”, thote Gazmiri.

Fitime do te kete. Ato do te jene te kenaqshme, packa se justifikojne ose jo mundin 1-vjecar. Por Geri, djaloshi 8 vjecar qe kontribuon pas shkolle ne rritjen e gjelave te detit, thote se per te ka ardhur nje moment i trishte.

“Me vjen keq qe do t’i shesim. Une kam ndihmuar babin t’i rrisim. Megjithese do fitojme lek, me vjen keq prap”, rrefen Geri.

Sapo shpendet e fundit te gjejne klientet e vonuar, banoret e ketyre aneve do te nisin punen per te majmur nje tufe te re, kandidate per vendin e nderit ne cdo tryeze te vitit te ri.

“Me 5 pula dhe nje gjel, bejme gati mbareshimin per vitin e ardhshem”, thote Gazmiri.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel