Shkencetaret kane zbuluar nje ilac qe prodhohet nga nje kerpudhe e eger, i cili mund te luftoje kancerin.

Nje grup studiuesish nga Universiteti i Notingamit beson se puna e tij mund te ndihmoje ne berjen e ilaceve me efikase per te trajtuar lloje te ndryshme kanceri.

Kordicepina, e perdorur zakonisht ne mjekesine kineze, u nxorr nga nje lloj i rralle kerpudhe qe rritet tek larvat.

Studimi do te shfaqet se shpejti ne nje reviste shkencore. Kerpudha qe permban kordicepine eshte studiuar disa here nga kerkuesit, per here te pare ne vitin 1950.

Gjithesesi, edhe pse ilaci duket premtues, ai e humbet shpejt efektin ne trupin e njeriut.

Ai mund te jepet i kombinuar me nje ilac tjeter per te shmangur kete gje, por ilaci i dyte mund te kete efekte anesore qe kufizojne fuqine e tij.

Top Channel