“The Sun”, artikull per Kumbaron

29/12/2009 12:00

Mosekstradimit te Ilir Kumbaro nga Britania e Madhe, gazeta “The Sun” i kushton nje artikull te vecante.

Nen titullin “Bisha nga Lindja eshte miku jone ne Perendim” gazeta me e madhe britanike, me detaje i sjell lexuesve te saj, historine e fshehjes dhe perpjekjet e ish-oficerit te larte te sherbimit sekret shqiptare per mos t’u ekstraduar ne Shqiperi.

Qe ne fillim te artikullit gazetari Oliver Harvey shkruan se si, ish-mjeshtri i Sherbimit Sekret te nje vendi lindor qe jetonte ne sekret te plote ne Britani dhe qe kishte marre mijera paund asistence sociale, mundi te fitoje apelin duke bllokuar ekstradimin.

“The Sun” tregon menyren e fsheshjes ne Britanine e Madhe, te Ilir Kumbaro duke mashtruar oficeret e emigracionin gjoja se ai persekutohej nga regjimi serb, duke u vetequajtuar Shaqa Shatri me origjine nga Kosova.

Autoritet e sherbimeve sociale i kane dhene ish SHIK-asit Kumbaro nje shtepi ne zonen Fulham shume afer stadiumit Stamford Bridge ku luan ekipi Chelsea vijon artitulli.

“Eshte mese e dallueshme dhe evidente qe zoti Kumbaro kerkon te bllokoje perballjen me drejtesine duke ndertuar me shume kujdes nje identitet te ri te falsifkuar” shkruan “The Sun” duke cituar gjykatesin Haward Riddle nga gjykata e ekstradimeve qe lejoji ekstradimin e tij.

Top Channel