Rama: Vendi ne krize, Berisha flet per suksese

29/12/2009 11:35

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaron se Shqiperia e vitit 2009 eshte me e korruptuara dhe se vendi eshte futur ne krize, ne nje kohe kur kryeministri flet per suksese imagjinare.

Duke folur ne nje konference per shtyp, Rama theksoi se ekonomia ne Shqiperi ka hyre ne nje krize te pashoqe, shume me alarmante nga sa deklaron INSTAT, nderkohe qe shume keq po hapet nje tjeter vit, ku fatura e energjise, si dhe ajo e shkuarjes te mjeku do te jete shume me e larte per qytetarin shqiptar.

“Marrezia e Berishes per pushtet te perjetshem ia ka shterrur fuqite ekonomise shqiptare. Kjo renie nuk ndihet nga oborri i familjes ne pushtet, por vuajtjen do ta kene familjet shqiptare”, u shpreh Rama.

Duke folur kerkesen e kahershme per hapjen e kutive, Rama theksoi se pikerisht te to gjendet e verteta, qe po mbahet e mbyllur prej kryeministrit.

“Ne kembengulim per hapjen e kutive se ne kete ceshtje flitet per interesin tone si shoqeri. Dialog? Patjeter, por ai duhet i barabarte, i drejte. Nuk mund te ekzistoje nje dialog sa per ta kthyer opoziten ne kuvend dhe per te nisur shkeljet nga e para”, theksoi Rama.

Kreu socialist i kerkoi Berishes dhe oborrtareve te tij qe te pergjigjen edhe per padite e ngritura ndaj tyre.

Top Channel