Centralizohet inspektimi

29/12/2009 16:45

Ngritja e nje njesie inteligjence qe do te grumbulloje informacionin dhe do te kordinoje punen e gjithe inspektoriateve sipas qeverise do te ule kostot e biznesit dhe do te krijoje nje treg me te sigurte per konsumatoret.

”Biznesi shqiptar sot harxhon deri ne 45 dite pune ne vit per t’u perballur me inspektoriatet. Kjo eshte nje shifer shume e larte, dhe perkthehet ne kosto financiare. Por nuk eshte vetem ky objektivi. Ato inspektoriate qe do te jene do te kordinohen me mire dhe do te targetojne ato sektore ku risku i shendetit te jetes se konsumatoret eshte vulnerabel”, u shpreh zevendesministri i Ekonomise, Enno Bozdo.
 
Zevendesministri Bozdo sqaron se kryqezimi i informacioneve qe vijne nga te gjitha inspektoriatet, krijon mundesine e perqendrimit te kontrolleve tek bizneset me me rrezik.

Reforma e inspektoriateve, eshte shtylla e trete qe mbyll perfundimisht reformen rregullatore ne Shqiperi, pas krijimit te Qendres Kombetare te Regjistrimit dhe asaj te licencimit.

“Reforma inspektimit nuk eshte nje qellim ne vevteve, por na mundeson qe te gjitha lehtesite qe i kemi dhene biznesit me regjistrimin dhe licencat t’i kerkojme me te njejten rreptesi plotesimin e detyrimeve ligjore”, u shpreh Bozdo.

Nje studim i fundit i Bashkimit Europian tregon se shkurtimi me 25 per qind i barrierave dhe procedurave te biznesi, jep nje rritje shtese ekonomike qe varion nga 0.8 deri ne 1.8 per qind ne vit.   

Top Channel