Berisha, viziton Kryegjyshaten Boterore te Bektashinjve

29/12/2009 20:10

Kryeministri Berisha ka vizituar seline e shenjte te Kryegjyshates Boterore te Bektashinjve me rastin e festes se hashures.

Kryeministri Berisha i percolli kryetarit te kryegjyshates, baba dede Reshat Bardhi dhe te gjithe besimtareve bektashinj, urimet me te mira ne kete dite te shenjte.

I shpreh respektin tim me te madh baba dede Reshat Bardhit per punen e tij te cmuar dhe perkushtimin e madh per rindertimin e vlerave bektashiane ne vendin tone.

“Kjo eshte nje dite per te shprehur nderimin me te madh per vepren e ndritur te bektashinjve ne historine tone, per ndihmesen e madhe ne tolerancen fetare, por edhe atdhetarine qe ka karakterizuar ne te gjitha koherat  bektashizmin shqiptar”, u shpreh kryeministri.

Top Channel