Las Vegas, vertetohet legjenda e “Robin Hood 702”

28/12/2009 09:55

Nje bamires i vecante ka zgjedhur kazinone per te fituar shuma te medha, me te cilat ndihmon njerezit ne nevoje. 

Nuk behet fjale per nje legjende urbane por per nje histori te vertete qe kohet e fundit ka terhequr vemendjen e Amerikes. Dhuruesi zemergjere prej kohesh jep shuma te konsiderueshme per njerezit ne nevoje dhe perzgjedhjen e tyre e ben nepermjet shtypit apo kerkesave qe mberrijne ne faqen e tij te intermetit.

“Robin Hood”-i koheve moderne u jep nga 50 mije dollare njerezve ne nevoje, por kujdes, ai i studion shume mire ata qe jane vertete ne hall. “Robin Hood 702” i eshte vene nofka per shkak te kodit postar te Las Vegasit. Deri pak kohe me pare ekzistenca e tij ishte ne dyshim, por historia e rrefyer nga nje cift ne Fox TV, ka hedhur poshte edhe zerat e skeptikeve. Familja Kegler iu drejtua mireberesit duke i kerkuar disa te holla per te kuruar vajzen 3 vjecare.

Pak dite me vone ata kane marre nje telefonate ku iu tha: “Jeni zgjedhur, do t’ju lajmeroj”. Pak dite me vone ata jane takuar me njeriun misterioz ne nje kazino te Las Vegas dhe kane marre 50 mije dollare. Mireberesi anonim e ka adresen e internetit, http://www.robinhood702.com.

Top Channel