Kredia per shtepi, 290 milione euro me pak

27/12/2009 09:45

Kredia e re per prona te patundshme per periudhen janar-tetor te ketij viti ka qene vetem 190 milione euro ne total, nga afersisht 480 milione euro qe ishte nje vit me pare, behet e ditur nga te dhenat e sistemit bankar te raportuara nga Shoqata e Bankave.

Tendenca ne kete linje krediti ka qene negative gjate te gjithe vitit, por tetori ishte muaj veçanerisht i keq.

Bankat paten dhene gjate vitit 2008 mesatarisht 48 milione euro kredi ne muaj per bizneset dhe individet qe deshironin te blinin prona te patundshme, ndersa gjate ketij viti, kreditimi per prona ra ne mesatarisht 19 milione euro ne muaj, niveli me i ulet i shenuar ne shume vite.

Kete vit, bankat kane parapelqyer me shume bizneset se sa individet ne kreditim per blerje pronash te patundshme, ndryshe nga viti i kaluar, kur individet qene kredimarresi kryesor.  

Shkaqet

Renia e kreditimit per blerje pronash te patundshme eshte furnizuar si nga reduktimi i pergjithshem i planeve te bizneseve per investime, ashtu edhe nga shtyrja per me vone e vendimeve te rendesishme nga familjet shqiptare.

Bankat, nga ana e tyre, kane shtrenguar kushtet per dhenien e kredive, veçanerisht duke ofruar vetem kredi ne leke, e cila ka norma interesi shume me te larta se sa ne euro.

Pasigurite ekonomike duket se kane ulur edhe kerkesen, sipas vrojtimit te Bankes se Shqiperise mbi tregun e kredive.

Bankat europiane kane parapelqyer te shmangin ekspozimin e vet ndaj rrezikut te vendeve te Lindjes si Shqiperia dhe nuk kane transferuar para per deget apo filialet e tyre ne Shqiperi.

Per pasoje, Shqiperia nuk ka perfituar dot nga ulja e pergjithshme e interesit te euros, apo dollarit ne tregun nderbankar europian.

Interesi mesatar i kreditimit te euros ne tregun nderbankar europian, Euribor, eshte reduktuar nga 4.5 ne 1.5 per qind kete vit, por ne te njejten kohe, interesat e kredive per euro ne Shqiperi kane pesuar rritje.  

Tregu

Çmimet e pronave te patundshme shenuan renie te ndjeshme ne fillim te ketij viti pasi kishin arritur kulmin ne vitin 2008.

Megjithate, gjate muajve te fundit duket se paniku mes shitesve eshte larguar dhe çmimet jane stabilizuar.

Ndertuesit raportuan ne fillim te ketij viti se kishin rreth 4 mije apartamente te pashitura dhe te perfunduara.

Shume prej kompanive kane nisur fushata te reklamimit masiv te produkteve te veta, duke perdorur reklama televizive apo internetin, gje qe nuk kishte ndodhur me pare.

Por zhvleresimi i lekut kundrejt euros i ka bere çmimet e pronave te patundshme realisht me te shtrenjta per shumicen derrmuese te shqiptareve, qe i kane te ardhurat ne monedhen vendese.

Shumica derrmuese e kompanive te ndertimit duket se ka vendosur te prese kohe me te mira per shitjen e apartamenteve dhe dyqaneve, pasi normat e larta te fitimit te realizuara gjate viteve te shkuara, e bejne te mundur qe te presin pa hyre ne veshtiresi te konsiderueshme.

Gjithashtu, rritja e kostos se marrjes se kredive per shkak te rritjes se interesave, duket se ka sherbyer si efekt kompensimi per çmimet me te uleta te apartamenteve per bleresit.

Nje pjese e konsiderueshme e kompanive te ndertimit kane nderprere apo ngadalesuar punen ne perfundimin e pallateve te nisura para krize, ndersa numri i projekteve te reja eshte i vogel.  

Zhvendosje e ndertuesve

Veshtiresite ne shitjen e apartamenteve kane bere qe ndertuesit te mendojne per te zhvendosur aktivitetin ne projektet e infrastruktures publike.

Gjate ketij viti, Shoqata e Ndertuesve ka kerkuar vazhdimisht qe buxheti i shtetit te financoje me shume rruge, ujesjelles e vepra te tjera publike. Ndertuesit kane kerkuar gjithashtu qe qeveria te vijoje te investoje.

Top Channel