Janine, kapet shqiptari me 158 kg kanabis

27/12/2009 18:30

Νje shtetas shqiptar eshte arrestuar ne Janine ne mesditen e se dieles pasi ne makinen qe ai drejtonte u gjenden 158 kg hashash.

Ka qene nje kontroll i nje patrulle te policise kufitare te Janines qe ka ndaluar nje makine te dyshimte ne kilometrin 25 te rruges nacionale Janine – Athine, afer zones se Musiotisas.

Sapo ka pare policet, drejtuesi 25 vjecar i saj ,shtetas shqiptar sipas organeve greke, ka filluar te vrapoje, ndersa eshte ndjekur nga makina e policise dhe madje eshte plagosur lehte pasi eshte perplasur me automjetin.

Pasi eshte arrestuar ai eshte cuar ne nje spital te Janines, ku po kurohet nen masa te rrepta sigurie.

Sipas burimeve policore ne automjet u gjenden 158 kg e gjysem  lende narkotike, nje shume e madhe eurosh si dhe nje telefon celular, te cilat ju konfiskuan.

Ende i arrestuari nuk eshte marre ne pyetje nga hetuesi per shkak te gjendjes se tij shendetsore. Organet greke te Antidroges ne Janine shprehin shqetesim per rritjen e trafikimit te lendeve narkotike keto javet e fundit ne zonen kufitare me Shqiperine.

Top Channel