Emigrantet ne kthim, fluks me i larte se vjet

27/12/2009 19:55

Shqiperia ka regjistruar nje numer me te larte te emigranteve nga  pikat e kalimit kufitar te cilet kane vendosur te kalojne pushimet e fundvitit ne Shqiperi ne krahasim me nje vit me pare, por ai eshte me i ulet se ne 2007-en.

Perjashtim ben vetem Porti i Durresit ku fluksi i emigranteve per periudhen 10 dhjetor – 26 dhjetor cdo vit ka ardhur ne rritje, ndersa zbret cdo vit numri i ardhjeve ne Portin te Vlores.

Fluksi i emigranteve ne pikat e kalimit kufitar, si Bllate, Muriqan, Hani i Hotit ne veri te vendit, apo Tri Urat, Qafe Bote, dhe Qafe Thane, eshte i pallogaritshem dhe shkon ne 100 deri ne 200 persona ne dite.

Fluksi me i madh edhe gjate ketij viti eshte regjistruar ne Kakavije, ku brenda nje dite kane hyre rreth 15 mije persona. Gjate dhjetorit ne Kakavije hyne 102 mije persona nga 88 mije qe erdhen vitin e kaluar.

Ne Kapshtice kane kaluar 53 mije persona nga  48 mije ne 2008-en. Rritje e fluksit te emigranteve gjate ketij viti pritej te ishte me e madhe per shkak se, vitin e shkuar edhe emigrantet shqiptare u preken nga kriza ekonomike qe perfshiu vendet e Bashkimit Europian ku ata edhe punojne.

 

Top Channel