Si lindi “Rjedh ne kenge e ligjerime”

26/12/2009 21:20

Refreni i kenges “Rjedh ne kenge e ligjerime” ka mbetur ne memorien e shqiptareve brez pas brezi, nga vitet ’80 e deri me sot, ne versionin me te fundit, te perpunuar e te sjelle ne ekran nga Top Media, si urim per festat e fundvitit per bashkekombesit kudo qe ndodhen.

E kenduar ne versionin original nga Vace Zela e me pas nga Gaqo Cako, kjo kenge me muzike te Feim Ibrahimit, orkestrim te Gjon Simonit dhe tekst te Gjok Becit, vazhdon te emocionoje e te zgjoje ndjenjen e nacionalizmit, edhe sot, kur identiteti i shqiptareve nuk eshte ne periudhen me te qarte te historikut te tij.

Nje miks notash energjike dhe tekst te mbushur me mesazhe te forta, qe i kane rezistuar viteve e gjinive te shumllojshme te koheve te fundit, duke e bere kengen, pjesetare domethenese te pasurise muzikore shqiptare. Por si lindi kjo kenge? Historine e rrfen autori i tekstit te saj, poeti Gjok Beci.

“Ne kete periudhe kompozitorit Feim Ibrahimi i shkon ne mendje te beje nje kenge qe te tregoje c’eshte Shqiperia per Shqiptaret. Ma propozoi idene, degjova dhe muziken, e pelqeva shume, bera tekstin, strofen e pare dhe te dyte. I thashe Feimit qe refrenin nuk mund ta beja une por ai kembenguli”, shprehet artisti Beci. Por si u be refreni? “Ndihesha mire me Vacen dhe ajo bashke me Feimin ngulen kembe qe ta beja une tekstin. I them Vaces: une po perpiqem te bej refrenin dhe ajo shkoi ne piano duke bere motivin e kenges”, shton Gjok Beci.

Nje pjese te mire te qindra teksteve te tij, Gjok Beci i ka hedhur dy antalogji, duke u bashkangjitur edhe historikun e krijimit, ku gjendet edhe ai i “Rrjedh ne kenge  e ligjerime”. Perpos mirenjohjes per koleget e kesaj kenge, Gjok Beci me perunjesine karakteristike te artisteve te asokohe, falenderon, qe nuk ka rene ne thellesine e harreses. Falenderoj Top Channel, jo vetem une, por besoj se duhet te perfaqesoj edhe te gjithe ata qe nuk jane ne kete interviste”, perfundon poeti i njohur.

Top Channel