Itali, karabinieret ndihmojne gruan per dhuratat

26/12/2009 12:35

Karabinieret ne Itali kane ndihmuar nje grua, se ciles i kishin vjedhur dhuratat e Krishtlindjeve per vajzat tre dhe dy vjec.

Ndersa i kishte lene ne garazh dhuratat gjate nates se 24 dhjetorit, duke u gdhire data 25 gruaja zbuloi se ia kishin marre te gjitha ato qe kishte pergatitur per femijet e saj.

Por miresia e forcave te rendit ne Itali, ka bere qe te gjenin nje dyqan ne mengjesin e 25 dhjetorit dhe te riblinin dhuratat.

Keshtu per familjen italiane kaloi nje Krishtlindje e qete, edhe pas incidentit.

Top Channel