Itali, Venecia festoi e zhytur ne uje

25/12/2009 11:10

Qyteti i Venecias, ne Itali e ka kaluar naten e Krishtlindjeve i zhytur ne uje per shkak te batices.

Sipas mediave italiane, niveli i ujit ka arritur ne 145 centimetra, 5 me pak nga sa ishte parashikuar.

Sipas burimeve, 58 perqind e territorit te qendres historike te qytetit verior te vendit fqinj ka qene e mbuluar nga uji.

Probleme te shumta ka pasur ne vecanti ne ishullin e Buranos, ku te gjitha katet e para te ndertesave ishin nen uje.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta