SHBA, Louisiana, shteti me i lumtur

24/12/2009 17:10

Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes njerezit nuk kane shume arsye per te qene te pakenaqur, por mos mendoni se amerikanet jane te gjithe te lumtur.

Sipas nje sondazhi, Louisiana eshte shteti me i lumtur, ndersa shteti me pak i lumtur New York-u. Studimi eshte kryer nga Universiteti i Warwick dhe ky eshte nje paradoks sepse New Orleans qe u prek nga uragani shkaterrues Katrina ben pjese ne shtetin e Louisiana-s, ndersa New York eshte qendra e ekonomise amerikane dhe shihet nga gjithe te rinjte si qyteti i shpreses.

Ky studim thekson se pasuria nuk eshte indikator i lumturise, pasi njujorkezet jane ambicioze, te tensionuar dhe gjithmone kerkojne me shume. Ne vendet e para te renditjes jane edhe Hawaii e Florida. Ne vendin e parafundit ndodhet shteti i Connecticut, i paraprire nga Michigan-i dhe Detroiti.

E pakenaqur eshte edhe California qe shihet si “toka e endrrave” nga vete amerikanet. Shteti i Teksasit renditet ne vendin e 15-te, ndersa Arkansasi i ish presidentit Clinton ne vendin e 18-te.   

Top Channel