Obama: “Klima” zhgenjim i justifikuar

24/12/2009 00:50

Per presidentin amerikan Barak Obama, thuajse nje jave pas perfundimit te Samitit te Kopenhagenit, zhgenjimi i publikut per rezultatet qe ai arriti eshte normal.

“Mendoj qe zhgenjimi i njerezve eshte i justifikuar. Ajo qe une kisha frike dhe paralajmerova fatkeqesisht ndodhi. Ishim ne nje kolaps total negociatash, por te pakten arritem te ruajme ato pak hapa qe jane arritur deri me tani, nuk ecem pas”, u shpreh Obama ne nje interviste per mediat amerikane.

Samiti i Kopenhagenit, i thirrur prej vendeve Europiane, zhvilloi punimet prej dates 7 deri  ne 18 dhjetor. Megjithe propozimet e shumta dhe paketat e masave klimaterike per reduktimin e emetimeve serre ne atmosfere, ne samit nuk u arrit nje kompromis i perbashket mes vendeve pjesemarrese.

Top Channel