I arratisur nga burgu, perditesim Facebook-ut

24/12/2009 04:45

Fakti qe eshte nje i denuar me 7 vjet heqje lirie dhe qe kerkohet nga policia britanike pas arratisjes ne muajin shtator prej burgut “Hollesley Bay”, nuk e pengon Craig Lynch 28 vjet qe te perditesoje vazhdimisht statusin e Facebook-ut te tij.

Policia britanike njofton se ne perditesimin e vazhdueshem te Lynch jane pikasur statuse nga me te ndryshmit, nga shpjegimi se “cfare ka ngrene” e deri tek “e dashura e radhes”.

Autoritetet shtojne se po perpiqen te lokalizojne vendndodhjen e te kerkuarit me ane te Facebook-ut, megjithese shtojne se do te jete mjaft e veshtire pasi 28 vjecari nuk figuron asnjehere online.

Top Channel