Guantanamo, Shqiperia gati te prese te burgosurit

24/12/2009 18:30

Shqiperia eshte e gatshme te prese te denuarit e burgut famekeq te Guantanamos, i cili sipas gjasave do te mbyllet ne vitin 2011.

Deklarata eshte bere nga zevendesambasadori shqiptar ne Uashgington, Kreshnik Collaku, i cili ka theksuar se marredheniet mes SHBA dhe Shqiperise jane mjaft pozitive.

“Shqiperia dhe SHBA jane partnere ne te gjitha fushat. Edhe persa i perket te burgosurve te Guantanamos, ka nje hapje nga ana e Shqiperise per te pritur te denuarit”, ka deklaruar Collaku ne nje interviste per VOA.

Sipas diplomatit shqiptar, sektori ku marredheniet mes dy vendeve duhet te intensifikohen eshte ekonomia.

“Ne kemi qene ne nje marredhenie shume te afert politike dhe ushtarake, por niveli i marredhenieve ne aspektin ekonomik eshte per t’u ngritur. Kjo eshte nje sfide per te cilen qeveria shqiptare eshte koshiente”, ka nenvizuar Collaku.

Me tej numri dy i ambasades shqiptare ne Uashington ka shprehur deshiren e tij qe presidenti Barack Obama te vizitoje Shqiperine pas fteses se kryeministrit Berisha.

“Presim qe vizita e Obames te ndodhe, kemi shpresen se ai do ta mbaje premtimin e tij”, ka shtuar Collaku.

Top Channel