Arrest me burg per zyrtaret e arrestuar

24/12/2009 15:10

Tre biznesmenet e arrestuar ne lidhje me tenderin e veshmbathjeve te Ministrise se Brendshme pranuan ne gjykate se kishin nderhyre per te fituar tenderin, por nuk pranuan te kishin dhene rryshfet per nje gje te tille.

Me te njejten mbrojtje u paraqiten ne gjykate edhe tre zyrtaret e larte te Ministrise se Brendshme.

Gjate njohjes me masen e sigurise dhe akuzat ndaj tyre ne gjykaten e Tiranes, te gjashte te pandehurit nuk pranuan te kene konsumuar vepren penale per te cilen akuzohen.

Ne perfundim gjykata ka lene ne fuqi masat e dhena ndaj tyre arrest me burg njesoj si tre dite me pare per pese prej tyre dhe arrest shtepie, per nje prej biznesmenet.

Top Channel