SHBA, A/H1N1 edhe tek qente

23/12/2009 02:20

Virusi i gripit te derrave vazhdon te zgjeroje shtrirjen e tij jo vetem tek njerezit. Pas rasteve te zbuluara tek macja dhe tek nje majmun, ne SHBA me A/H1N1 ka rezultuar edhe nje qen.

Sipas Institutit Amerikan te Mjekesise Veterinare nje qen 13 vjecar ka rezultuar pozitiv ne testet e kryera per virusin. Te njejtat burime shtojne se kafsha eshte infektuar nga i zoti i cili e kishte kaluar me pare influencen.

Pas dy ditesh kurash ne laboratoret e veterinarise qeni i eshte rikthyer te zotit dhe ndodhet drejt sherimit te plote.

Top Channel