Kine, fillon ndertimi i ures me te madhe ne bote

23/12/2009 09:20

Kina komuniste po pergatit nje tjeter projekt mahnites ne fushen e arkitektures. Duke filluar qe nga viti 2015, Hong Kongu dhe Makao do jene me afer pasi keto dite kane nisur punimet per ndertimin e ures me te gjate ne bote, e cila do kaloje rreth 50 km ne det.

Te gjitha pjeset e ures do te fabrikohen dhe me pas do montohen ne vend. Kjo ure qe do kushtoje rreth 7.6 miliarde euro, do jete rezistente ndaj termeteve dhe uraganeve. Hong Kongu dhe Makao jane dy rajone te vecanta administrative te Republikes Popullore te Kines dhe kjo ure synon bashkimin mes shtetasve te te njejtit vend.

Ura do ndertohet ne forme Y-je, ndersa shpenzimet do mundesohen nga qeveria e Kines, Hong Kongut dhe Makaos. Kjo veper gjigande do te perbehet edhe nga 5.5 km tunel qe do ndertohet ne pjesen fundore.    

Top Channel