Iran, vajza e Bin Laden strehoet ne ambasaden saudite

23/12/2009 12:45

Vajza e Osama Bin Laden, Iman, jeton prej 25 ditesh ne seline diplomatike te Arabise Saudite ne Iran.

Lajmin e ben te ditur zyrtari saudit Fouad Qasas ne nje interviste per gazeten al-Sharq al-Awsat. Kjo deklarate konfirmon vertetesine e lajmit te dhene pak dite me pare nga djali i kryeterroristit, Omar, sipas te cilit, motra dhe 5 vellezerit ndodheshin te izoluar ne Iran qe prej vitit 2001.

I riu Bin Laden qe jeton ne Damask tha se po ben te pamunduren per t’u bashkuar me familjen e tij. “Kjo eshte detyra jone dhe do bejme cdo gje per te ndihmuar nje shtetas saudit qe kerkon ndihme”, theksoi zyrtari Qasas. Vajza e Osama-s, Imam duket se i ka shpetuar ruajtjes se rrepte nga agjentet iraniane, duke u strehuar ne ambasade.

Rreth nje muaj me pare, nje nga pese vellezerit qe jetojne ne Iran ka arritur te kontaktoje me te afermit ne Arabine Saudite, duke konfirmuar se eshte ende gjalle.

Top Channel