Iran, policia kercenon opoziten

23/12/2009 14:15

Pas paralajmerimit te marre nga ajatollahu Ali Khamenei, opozita merr edhe nje sinjal te qarte kercenues nga policia.

Protesta e sotme ne Isfahan e ka mbushur kupen per qeverine e udhehequr nga presidenti Ahmadinexhad. Shefi i policise iraniane Esmail Ahmadi-Moqadam u shpreh se opozita duhet t’u jape fund protestave ose do kete nje reagim te ashper nga ana e policeve.

Pak dite me pare, ajatollahu Khamenei u shpreh me tone shume te ashpra, duke theksuar se opozita duhet te zhduket per te mos funksioniar me.

Top Channel