Nuk i njeh absolutisht notat muzikore, nuk e ka mesuar askush, por ama eshte aq i afte me shkopinjte, sa te beje per vete cdokend qe e degjon.

Aleks Zisi eshte pjestari me i vogel i bandave muzikore ne Shqiperi. Ai eshte vetem 5 vjec, por di t’i bjere si rralle kush baterise.

Djaloshi i cili banon ne qytetin e vogel juglindor te Ersekes, po sfidon me talentin e tij edhe profesionistet e baterise. Fama e tij i ka kaluar kufijte e rrethines ku jeton.

Mamaja e tij, Ada thote se dhuntia e Aleksit per t’i rene baterise eshte zbuluar fare rastesisht.

“Aleksi rrinte gjithe kohen para baterise ne dasme dhe shikonte cdo veprim te bateristit qe nga momenti kur montohej bateria dhe sesi i binte bateristi. Kur ne shkonim te flinim gjume ai na ruante, cohej shkonte e montonte baterine dhe fillonte i binte”, rrefen Ada.

Megjithese i vogel Aleksi, e konsideron baterine jo si nje loder, por si nje zanat.

“Ne punonim gjithe diten dhe lodheshim, ndersa ai fillonte t’i binte baterise. Ne i bertisnim qe te pushonte, ndersa ai thoshte me lini rehat ne zanatin tim”, thote Ada.

Deshira me e madhe e Aleksit eshte t’i bjere baterise ne dasma dhe ceremoni te ndryshme. Deri me tani nuk jane te paket ciftet qe ai ka kurorezuar ne martese.

Perparim Hoxha, baterist me emer ne Erseke, thote se Aleksi pa frike mund ta nxjerre edhe ne pension me talentin qe shpreh.

“Cdokush do donte ta njihte Aleksin. Vecantia e tij eshte se ka luajtuar live ne nje dasme. Atij i duket sikur ka luajtur live ne festivalin me te madh boteror. Une do ja leshoja vendin me kenaqesine me te madhe”, thote Perparimi.

Talenti i Aleksit ne bateri ka futur ne mendime edhe prinderit. Babai i tij Bledar Zisi, qe tani ka filluar te mendoje per te ardhmen e djalit.

“Aleksit do t’i duhet shume pune per te qene nje baterist i madh. Ne e ndjejme se ai do te jete i tille, por per kete gje ai duhet te shkoje ne shkolle muzikore te cilen ne do te perpiqemi t’ia mundesojme, pasi keshtu ai do mbetet vetem nje muzikant dasme. Eshte aq ne gjendje sa me korrigjon edhe mua”, thote Bledari.

Megjithese mund te konsiderohet talent ne bateri, Aleksi fillimisht mbetet nje femije dhe si i tille ka shume deshira per jeten. Ai ka renditur ne prag te festave nje liste te gjate me deshira, te cilat pret t’i realizohen.

“Une dua nje xhez te madh me 12 pjata, nje bilardo, nje makine te madhe dhe nje top”, thote Aleksi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel